Inspektorati Shtetëror për Pylltari dhe Gjueti

Inspektorati Shtetëror për Pylltari dhe Gjueti, si organ në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujit, i kryen punët lidhur me inspektimin mbi zbatimin e akteve nënligjore dhe ligjore nga Ligji për Pyjet, Ligji për Gjuetinë, Ligji për lëndët riprodhuese të llojeve të pemëve pyjore, Ligji për mbrojtjen e bimëve nga sëmundjet dhe dëmtuesit dhe rregullore të tjera ligjore që janë të lidhura ngushtë me këtë çështje.

Inspektorati Shtetëror i Pylltarisë dhe Gjuetisë kryen mbikëqyrje inspektuese në 1.002.809 ha pyje dhe tokë pyjore në pronësi shtetërore dhe private, nga të cilat 861.243 ha janë të mbuluara me pyje dhe 141.566 ha janë të papyllëzuara. të cilat sipërfaqe janë të rregulluara në 176 plane të veçanta për menaxhimin e pyjeve, si dhe 249 vendgjueti të ngritura, të rregulluara me baza të veçanta ekonomike të gjuetisë të cilat janë dhënë me anë të koncesion për shfrytëzimin, mbarështimin dhe mbrojtjen e gjahut.

 

Veprimtaritë në kuadër të Inspektoratit Shtetëror për Pylltari dhe Gjuetinë kryhen përmes sektorit për Pylltari dhe Gjueti, një njësi për punë profesionale administrative dhe pesë njësite rajonale:

1. Njësiti për punë administrative profesionale në organin e Inspektoratit shtetëror për pylltari dhe gjueti në Shkup

2 .I – Njësiti rajonal për inspektim në organin e Inspektoratit shtetëror për pylltari dhe gjueti    në Shkup, Kumanovë, Kriva Pallankë dhe Veles.

3.II – Njësiti rajonal për inspektim në organin e Inspektoratit shtetëror për pylltari dhe gjueti në Shkup, Gostivar, Tetovë, Kërçovë, Strugë dhe Ohër.

4. III -Njësia rajonale për kryerjen e mbikëqyrjes inspektuese në organin e Inspektoratit shtetëror për pylltari dhe gjueti në Shkup, Prilep, Manastir, Demir Hisar dhe Makedonski Brod.

5. IV – Njësiti rajonal për inspektim në organin e Inspektoratit shtetëror për pylltari dhe gjueti në Shkup, Dellçevë, Vinicë, Koçan dhe Berovë

6. – Njësiti rajonal për inspektim në organin e Inspektoratit Shtetëror për Pylltari dhe Gjueti në Shkup, Gjevgjeli, Strumicë, Kavadar, Shtip dhe Radovish.

Inspektorati Shtetëror për Pylltari dhe Gjueti kryen mbikëqyrje inspektuese në

1.002.809 hа pyje dhe tokë pyjore në pronësi shtetërore dhe private

100%

nga të cilat 861.243 ha janë të mbuluara me pyje

85%

141.566 ha janë të papyllëzuara

15%