Inspektorati Shtetëror për Pylltari dhe Gjueti, si organ në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujit, i kryen punët lidhur me inspektimin mbi zbatimin e akteve nënligjore dhe ligjore nga Ligji për Pyjet, Ligji për Gjuetinë, Ligji për lëndët riprodhuese të llojeve të pemëve pyjore, Ligji për mbrojtjen e bimëve nga sëmundjet dhe dëmtuesit dhe rregullore të tjera ligjore që janë të lidhura ngushtë me këtë çështje.
Инспекторат за нас - организација
Organizimi
Veprimtaritë në kuadër të Inspektoratit Shtetëror për Pylltari dhe Gjuetinë kryhen përmes sektorit për Pylltari dhe Gjueti, një njësi për punë profesionale administrative dhe pesë njësite rajonale.
Sektori për mbikqyrjen e Inspektimit të Pyjeve
- Departamenti për Mbikëqyrjen e Inspektimit të Pylltarisë - Rajonin I
- Departamenti për Mbikëqyrjen e Inspektimit të Pylltarisë - Rajonin II
- Departamenti për mbështetje të inspektimit në fushën e pylltarisë
Sektori për Mbikëqyrjen e Inspektimit të gjuetisë
- Departamenti për Mbikëqyrjen e Inspektimit të Gjuetisë për Rajonin Lindor
- Departamenti për Mbikëqyrjen e Inspektimit të Gjuetisë për Rajonin Perëndimor
- Departamenti për mbështetje të inspektimit në fushën e Gjuetisë
Sektori i Çështjeve Juridike dhe Administrative dhe Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
- Departamenti I Çështjeve Juridike dhe Administrative
- Departamenti i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
- Departamenti I Çështjeve Financiare
Инспекторат за нас - површини
Mbikëqyrja inspektuese
Inspektorati Shtetëror i Pylltarisë dhe Gjuetisë kryen mbikëqyrje inspektuese në 1.002.809 ha pyje dhe tokë pyjore në pronësi shtetërore dhe private, nga të cilat 861.243 ha janë të mbuluara me pyje dhe 141.566 ha janë të papyllëzuara. të cilat sipërfaqe janë të rregulluara në 176 plane të veçanta për menaxhimin e pyjeve, si dhe 249 vendgjueti të ngritura, të rregulluara me baza të veçanta ekonomike të gjuetisë të cilat janë dhënë me anë të koncesion për shfrytëzimin, mbarështimin dhe mbrojtjen e gjahut.