Zyrtar i Mbrojtjes së të Dhënave Personale

Ne kujdesemi për mbrojtjen e të dhënave personale që janë nën juridiksionin tonë në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe rregulloren e nxjerrë nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Për këtë qëllim, ne miratojmë akte nënligjore që garantojnë në mënyrë specifike mbrojtjen, konfidencialitetin dhe sigurinë e të dhënave personale.

Politika e Mbrojtjes së të Dhënave Personale përmban parimet dhe udhëzimet për arritjen e konfidencialitetit, integritetit dhe disponueshmërisë së të dhënave personale. Përmes masave të përcaktuara teknike dhe organizative, sigurohet konfidencialiteti, mbrojtja dhe siguria e të dhënave personale, e cila bazohet në metodologjinë e proceseve të vendosura për vlerësimin e ndikimit të mbrojtjes së të dhënave personale.