Më datë 16.09.2024, Drejtori i ISHPGJ-së
Bejtulla Kamberi, në vazhdën e vizitave dhe
takimeve qëndroj në qytetin e Velesit. Drejtori nga
afër u njoftua për aktivitetet e Inspektores Pavlina
Petrova, gjendjen faktike në teren, për situatën
me zjaret, mënyrën e punës, kushtet e vështira
për punë dhe mënyrën e kryerjes së kontrolleve
të rregullta dhe të jashtëzakonshme. Së bashku
me Inspektorin e lartë dhe Udhëheqësin e
Departamentit Trajçe Angelov si dhe Basri Azirin
vazhduan vizitën te Drejtoresha e NJEP
“BABUNA” Veles znj. Zhaklina Gusheva, ku së
bashku u diskutua për punën vijuese në teren të
kësaj njësie rajonale, bashkëpunimin korekt me
Inspektoren Pavlina si dhe këmbimin e planeve
dhe idetë që do realizohen në të ardhmen.
Drejtori Beitulla Kamberi do të vazhdojë me
aktivitetet në teren edhe në të ardhmen, duke
bërë përpjekje maksimale për përmirësimin e
kushteve të inspektorëve me vetura zyrtare,
mjete dhe logjistikë të nevojshme për punë.
/sites/default/files/lajmefoto/img-0aa87d65181afcfb20a2823d1d776578-v.jpg