Lajme të reja

Këtu mund ti lexoni postimet e reja

EKSPOZITA SHTETËRORE E TROFEVE TË GJUETISË 2022

5-26 NËNTOR MUZEU I SHKENCAVE NATYRORE NË SHKUP Nga data 25-26 nëntor, në organizim të Federatës së Gjuetisë së Maqedonisë, në sallën e madhe të Muzeut të Shkencave Natyrore në Shkup u mbajt manifestimi “EKSPOZITA SHTETËRORE E TROFËVE TË GJUETISË 2022”. Një numër solid i trofeve të gjahut nga disa lloje të gjahut u ekspozuan…

Trajnime profesionale për ngritjen e njohurive të inspektorëve të pylltarisë dhe gjuetisë në fushën e mbrojtjes së pyjeve nga sëmundjet dhe dëmtuesit e bimëve

Në lidhje me: “Planin vjetor të punës së ISHPGJ-së për vitin 2022” dhe “Planin vjetor për përmirësimin dhe trajnimin individual të secilit inspektor për vitin 2022”, dhe pasi është lidhur paraprakisht: “Memorandum bashkëpunimi” me UKIM-Fakulteti i Shkencave Pyjore, arkitekturës së peizazhit dhe eko. -inxhinieri “Hans Em”, më datë 30.09.2022 në ambientet e Fakultetit të Shkencave…

I nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi

Inspektorati Shtetëror pë Pylltari dhe  Gjueti, I përfaqësuar nga drejtori Fikri Aliti, nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Fakultetin e Shkencave të Pylltarisë,të Arkitetkturës së Peizazhit dhe të Eko-inxhinierisë “Hans Em”,I përfaqësuar nga dekani prof.dr.Kiril Sotiroski. Qëllimi I memoradumit për krijimin e kushteve për realizimin e projekteve të përbashkëta dhe bashkëpunimit praktik-aplikativ,si dhe me qëllim të thellimit…

Për ne

Inspektorati Shtetëror për Pylltari dhe Gjueti

Inspektorati Shtetëror për Pylltari dhe Gjueti, si organ në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujit, i kryen punët lidhur me inspektimin mbi zbatimin e akteve nënligjore dhe ligjore nga Ligji për Pyjet, Ligji për Gjuetinë, Ligji për lëndët riprodhuese të llojeve të pemëve pyjore, Ligji për mbrojtjen e bimëve nga sëmundjet dhe dëmtuesit dhe rregullore të tjera ligjore që janë të lidhura ngushtë me këtë çështje.
Inspektorati Shtetëror i Pylltarisë dhe Gjuetisë kryen mbikëqyrje inspektuese në 1.002.809 ha pyje dhe tokë pyjore në pronësi shtetërore dhe private, nga të cilat 861.243 ha janë të mbuluara me pyje dhe 141.566 ha janë të papyllëzuara. të cilat sipërfaqe janë të rregulluara në 176 plane të veçanta për menaxhimin e pyjeve, si dhe 249 vendgjueti të ngritura, të rregulluara me baza të veçanta ekonomike të gjuetisë të cilat janë dhënë me anë të koncesion për shfrytëzimin, mbarështimin dhe mbrojtjen e gjahut.